Mustafi afër bashkimit me Xhakën

  • 30 July 2016 - 10:55
Mustafi afër bashkimit me Xhakën

Klauzola e lënies të lirë për Shkodran Mustafin nga Valencia është 50 milionë euro, por britanikja Mirror shkruan se klubi spanjoll do t’ia zbresë çmimin deri në 30 milionë euro, pasi ekziston edhe dëshira e mbrojtësit për t’iu bashkuar Granit Xhakës tek skuadra e Arsenalit.

Trajneri Arsene Wenger e sheh 24-vjeçarin nga Gostivari si zëvendësues të të dëmtuarit Per Mertesacker. Mustafi në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, duke veshur fanellën e Evertonit.

(Kosova Sot)