A do të rikthehet Schweinsteiger në Bundesligë ?

  • 30 July 2016 - 15:50
A do të rikthehet Schweinsteiger në Bundesligë ?

Raportimet e fundit nga mediat thanë se ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Jose Mourinhos dhe mund të ekzistojë mundësia që përsëri të kthehet në Gjermani.

Mirëpo, kryetari i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge nuk pret Bastian Schweinsteiger të largohet nga Manchester United, e të rikthehet në Bundesligë.

“Unë jam qind për qind i bindur se Schweinsteiger nuk do të kthehet në Gjermani. Unë do të isha jashtëzakonisht i befasuar nëse kjo do të ndodhë.

Ai do të qëndrojë në Manchester United dhe do të përpiqet për të arritur qëllimet e tij me trajner të ri. Ndoshta ai mund ta befasojë Mourinhon. Sido që të jetë, Bastian ka pasur një karrierë të mahnitshme. Asgjë nuk mund të ndryshojë atë”, ka thënë, Rummenigge.

Schweinsteiger, 31- vjeçari ka një kontratë me Manchester United deri në qershor 2018.

(Kosova Sot)