Allegri frikëson kundërshtarët, këto janë tre objektivat e sezonit

  • 30 July 2016 - 16:15
Allegri frikëson kundërshtarët, këto janë tre objektivat e sezonit

Skuadra e Juventusit sot i ka kryer ndeshjet e para-sezonit në qytetin e Kinës duke mposhtur 2 me 1, Kinën Jugore.

Pas kësaj fitoreje, bardh e zinjtë do të largohen nga Kina për të përgatitur për dy ndeshjet tjera miqësore ndaj West Ham dhe Koln.

Këto paraqitje të mira i ka vlerësuar edhe menaxheri italian, Allegri i cili beson që skuadra e tij pas pesë transferimeve ka potencial të luftoj për tre trofetë si, Liga Kampionëve, Serie A dhe Kupa e Italisë.

“Sot ishte një test i mirë. Nuk ishte e lehtë të luajmë në atë temperaturë të lartë, por djemtë ishin shumë të fort. Ne kemi përfunduar tashmë pjesën e parë të përgatitjeve pa pësuar ndonjë lëndim, kjo është një shenjë e mirë. Tani kërkon rigrupimin të martën e cila do t’i tregoj të gjitha të vërtetat e sezonit tonë. Ne kemi pesë lojtarë të rinj, dhe do të jetë një fushatë e rëndësishme për t’i arritur objektivat tona. Ne jemi në garë për tre fronte: në Serie A, Champions League dhe Coppa Italia”, ka thënë Allegri.

Të rikujtojmë se Juventusi ka transferuar këta lojtarë, Pjacca, Pjanic, Dani Alves, Benatia dhe Gonzalo Higuain.

(Kosova Sot)