Si u vlerësuan gjyqtarët kosovarë në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian?

  • 30 July 2016 - 20:53
Si u vlerësuan gjyqtarët kosovarë në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian?

Gjyqtarët mitrovicas Arsim dhe Erdoan Vitaku me sukses nisën sfidën e radhës në paraqitjen e tyre të parë në EURO 2016 për grupmoshat U20, që po zhvillohet ne Vamdrup dhe Kolding të Danimarkës

Ata mbrëmë drejtuan me shumë sukses ndeshjen derbi të ditës mes Sllovenisë dhe Islandës e cila përfundoi me rezultat 19:23. 

Pas ndeshjes, pati vetëm lëvdata për mitrovicasitpër gjykimin e drejtë, elegant dhe perfomanca të shkëlqyera sipas një vëzhguesi me autoritet pranë EHF’it.

Kombëtarja U20 e Kosovës në kuadër te grupit të 6 të kualifikimeve në të cilin morën pjesë Gjermania, Rusia dhe Lituania u eliminua.

(Kosova Sot)