Grekët e duan Valdet Ramën

  • 31 July 2016 - 09:16
Grekët e duan Valdet Ramën

Telenovela e futbollistit kosovar, Valdet Rama, nuk ka fund. Pas raporteve të fundit se ai tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën turke Balikesirspor në horizont del një pistë krejt tjetër. Është skuadra e Superligës greke, Veria, e cila e do me çdo kusht një shqiptar në skuadër. Mediet shqiptare zbulojnë se për skuadrën greke kjo do të shërbejë edhe si një çështje marketingu, pasi në qytetin grek jetojnë shumë shqiptarë dhe drejtuesit e klubit mendojnë se do të afrojnë në stadium me qindra emigrantë nga vendi ynë, nëse arrijnë të marrin një lojtar kuqezi. Veria i ka bërë dy ditë më parë një ofertë zyrtare mesfushorit kosovar, Valdet Rama, i cili ka luajtur 15 ndeshje me Kombëtaren kuqezi dhe ka shënuar 3 gola. Largohet nga Gjermania Lojtari me tipare ofensive mbylli edicionin në Bundesliga-n 2 me Munich 1860, ndërkohë që pas disa negociatave me klubin turk, Balikesirspor, nuk e arriti marrëveshjen.

Mësohet se Veria i ofron Ramës 120 mijë euro neto në edicion. Njeriu që po ndërmjetëson për këtë transferim është menaxheri i njohur shqiptar, Kostandin Grillo, i cili ka biseduar me drejtuesit e klubit grek, por ende nuk mund të flitet për një marrëveshje. Rama kërkon një shumë më të madhe për t'u bindur, mirëpo klubi grek nuk ka një buxhet që mund të përballojë kërkesat e mesfushorit. Gjithsesi, ky i fundit ua ka bërë të qartë grekëve që, pa 150 mijë euro neto në vit, nuk mund të firmosë një kontratë për Veria-n.

Rama, tashmë, është një futbollist i lirë dhe pa skuadër, por gjithsesi në ditët në vijim ai do të vendosë për të ardhmen. Interesant është fakti se mesfushori kishte pranuar ofertën e klubit turk, Balikesirspor, por familja e bindi për të mos udhë- tuar drejt këtij shtet, pasi muajt e fundit ka pasur disa sulme terroriste. Madje, këtë motiv për prishjen e marrëveshjes mes Ramës dhe klubit turk, e konfirmuan vetë drejtuesit e Balikesirspor-it në mediet vendëse. Tashmë mbetet për t'u parë nëse Veria do ta bindë kosovarin. Gjithsesi, Rama cilësohet si një futbollist shumë cilësor, derisa ai ishte i pari kosovar që arriti të luajë në njërin nga kampionatet më të forta në botë, La Ligan spanjolle në fanellën e Valladollid-it.

(Kosova Sot)