Shkëlqimi dhe rënia e Adnan Januzajt

  • 31 July 2016 - 09:17
Shkëlqimi dhe rënia e Adnan Januzajt

Mesfushori me origjinë shqiptare është stacionuar vetëm për disa javë në radhët e "Djajve të Kuq", pasi e ardhmja e tij është larg "Old Trafford". Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij .

Ylli kosovar i futbollit, Adnan Januzaj, assesi nuk po gjen qetësi. Pas rikthimit te Manchester United, që zotëron edhe Ylli kosovar i futbollit,

kartonin e tij, mesfushori me origjinë shqiptare është stacionuar vetëm për disa javë në radhët e "Djajve të Kuq", pasi e ardhmja e tij është larg "Old Trafford". Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij mesfushorin që tashmë duhet të kërkojë një destinacion të ri për të treguar vlerat e tij. Stacioni i tij i radhës mund të jetë Milan-o. Trajneri italian, Vincenzo Montella, ka shprehur interesin për ta afruar në grupin e tij lojtarin me pasaportë belge, i cili u la jashtë listës së "Euro 2016" nga trajneri Wilmots.

Mediet italiane raportojnë se Milan-i a nisur kontaktet për ta huazuar me të drejtë blerjeje në fund të edicion, edhe pse drejtuesit e klubit nuk janë bindur ende plotësisht, duke parë eksperiencën e dështuar të Januzajt te Borussia Dortmund. Ai ka një kontratë që e lidh me Manchester United deri në vitin 2018 dhe një pagë prej 2.5 milionë euro në vit. Te Milani, sulmuesi me origjinë shqiptare do të kompletonte repartin e sulmit, ku janë projektuar edhe Niang, Lapadulla, Luiz Adriano e Suso.

Gjithsesi, Januzaj mbetet ende larg fanellës kuqezi pasi bisedimet nuk janë futur ende në rrugën e duhur. Manchester United kërkon që në kontratë të përfshihet pika që e detyron Milan-in ta blejë përfundimisht, por Adriano Galliani ka dyshime për formën e sulmuesit, i cili ka gjetur shumë pak hapësira gjatë edicionit të shkuar, duke humbur terren në hierarkinë e futbollit evropian, edhe pse pak vite më parë cilësohej si një nga lojtarët më interesantë në qarkullim.

(Kosova Sot)