Arrihet marrëveshja me Hysajn

  • 23 August 2016 - 20:42
Arrihet marrëveshja me Hysajn

Napoli dhe Elseid Hysaj kanë arritur marrëveshje për renovimin e kontratës

Mario Giuffredi, agjent i Elseid Hysajt ka thënë se është arritur marrëveshja me Napolin për vazhdimin e kontratës së mbrojtësit shqiptar.

Ai tha se janë duke pritur momentin e duhur për ta nënshkruar dhe shpreson se kjo do të jetë para ndeshjes me Milanin.

“Ka një marrëveshje për renovimin e kontratës së Hysajt, por jemi duke pritur vetëm për nënshkrimin. Ne do të donim që kjo të ndodhte para ndeshjes me Milanin. Aty do të ketë edhe një klauzolë largimi”, tha Giuffredi.

Kujtojmë se Hysajn interesim kanë shprehur shumë skuadra të mëdha, ndër to Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munich, Chelsea dhe Arsenal. 

(Kosova Sot)