Futbolli luhet në fushë e jo në "Tavolina"

  • 24 August 2016 - 08:26
Futbolli luhet në fushë e jo në

ava e dytë pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante.

Java e parë e elitës së futbollit përveçqë solli disa ndeshje të mira dhe shumë gola, solli edhe pakënaqësi në adresë të gjyqtarëve, të cilët ndikuan në disa takime. Njohësit e futbollit shpresojnë se gabimet ishin njerëzore dhe assesi të qëllimshme, pasi kjo lojë duhet të zhvillohet në fushë, dhe se koha e "tavolinave" ka perënduar moti,raporton Gazeta Kosova Sot

Ë shtë kampionati i parë që zhvillohet nën ombrellën e UEFA-s e FIFA-s, por duket se klubet nuk e kanë marrë edhe aq seriozisht këtë fakt, pasi ato janë shfaqur pothuaj në mënyrë identike sikur që ishin shfaqur në të kaluarën. Shumë zhurmë dhe pakë- naqësi në adresë të gjyqtarëve, ishin karakteristikat që e përcollën startin e garave të sivjetme, duke dhënë sinjale se ky kampionat mund të sjellë edhe momente te papritura. Pa dyshim në këtë gjë ndikon fakti se klubet si kurrë më parë e dëshirojnë pjesën e epërme të tabelës, e cila edhe dërgon në garat e Evropës, dhe atje përfitimet financiare janë shumë të mëdha. Mirëpo, në këtë start nuk duhet kritikuar vetëm klubet dhe gjyqtarët që nuk treguan shumë gatishmëri për ndryshime pozitive, por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës, e cila vazhdon me avazin e vjetër, dhe pavarësisht se ky kampionat do të monitorohet nga një kompani zvicerane e angazhuar nga UEFA, FFK-ja, po i shpërfill disa rregulloret të FIFA-s, duke lejuar edhe më tutje që gjyqtarët të paguhen me para në dorë e jo përmes bankës. Gjithsesi, gjërat në fillim nuk duhet të shihen vetëm zi, pasi kishte edhe elemente pozitive. Ajo që ra në sy për të mirë këtë herë, është se interesimi i tifozëve është më i madh, siguria në ndeshje duket të jetë më në nivel, derisa cilësia ka nisur të ngritët sikurse edhe efikasiteti në ndeshje. Në anën tjetër "problemin" e gjyqtarëve sikur ka premtuar se do ta zgjidhë kryetari i Komisionit, Përparim Hasani, sipas të cilit tolerime nuk do të ketë, dhe se gabimet e ndeshjeve të para nuk guxojnë të përsëritën më, ndryshe ata gjyqtarë që vazhdojnë të gabojnë do t'ua lirojnë vendin të tjerëve.

Futbolli i bukur, kur ka edhe polemika "Kjo është e bukur e futbollit, i cili hap polemika, nxjerr në pah lojë të mira dhe dështime, ndaj duhet marrë me sportivitet gjithçka çfarë ndodh në fushë", ka thënë futbollisti Taulant Dajaku, të cilit duket se nuk i kanë pëlqyer reagimet e disa klubeve qysh në hapje duke akuzuar dike tjetër për dështimet. "Skuadrat që kanë fituar duhet të mendojnë si të përmirësohen edhe më shumë, ndërsa ato që kanë humbur, duhet të mendojnë si t'i rregullojnë gabimet. Mbi këto gjëra duhet të zhvillohemi. Gjyqtarët janë njerëz dhe mund të gabojnë, sigurisht që edhe ata duhet marrë përgjegjësin nëse kanë dëmtuar ndonjë ekip me qellim, por nëse janë gabime nga padituria duhet ridërguar në teste plotësues", ka thënë mesfushori me përvojë, sipas të cilit java e parë evropiane e futbollit tonë ka qenë e mirë me shpresë se interesimi për të vetëm se do të vazhdojë të rritet.

Korrektësia mbi të gjitha Sa i përket asaj nëse gabimet që u shfaqën në takimet e para ishin gabime njerëzore apo vërtet ka tendenca që dikush dëshiron ta dëmtojë futbollin duke i paragjykuar rezultate, Dajaku nuk beson se kjo te ne do të ndodhë madje sipas tij as nuk guxojmë të besojmë në gjëra të tilla, sidomos tash kur jemi në Evropë. "Nuk guxojmë të krijojmë mendime të tilla se gjyqtarët kanë tendenca në ndeshje, dhe se ata mund të jenë përcaktuesit e kampionatit. Duhet ta dimë se gabimet do të ndodhin edhe në ndeshjet e ardhshme siç ndodhin edhe në kampionatet tjera, por assesi nuk duhet të nisemi duke menduar se këto gabime kanë qëllim për ta favorizuar apo dëmtuar dikë", përfundoi Taulant Dajaku. 

(Kosova Sot)