Hysaj vendos të ardhmen, pritet vetëm firma e tij

  • 24 August 2016 - 11:44
Hysaj vendos të ardhmen, pritet vetëm firma e tij

Agjenti i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, ka konfirmuar se klienti i tij ka arritur njëmarrëveshje për të rinovuar kontratën me klubin aktual. Mario Giuffredi ka bërë me dije se mungon vetëm hedhja e firmës ndërsa klauzola e largimit do të vendoset nga nënkampionët e Italisë.

“Kemi arritur një marrëveshjepër rinovimin dhe tashmë presimvetëm firmën. Duam që kjo gjë të finalizohet përpara ndeshjes me Milanin. 

Në kontratë do të jetë edhe një klauzolë që do ta bëjë të ditur vetë klubi”, thekson agjenti italian.

"Calciomercato" ka zbuluar dje që klubi i Napolit ka vendosur një klauzolë lirimi e cila përllogaritet në 50 milionë euro. 

(Kosova Sot)