Juventus me ofertë konkrete për Matuidi-n

  • 24 August 2016 - 11:45
Juventus me ofertë konkrete për Matuidi-n

Skuadra e Juventusit ka bërë me një ofertë zyrtare në drejtim të PSG-së, për të marrë shërbimet e mesfushorit francez Blaise Matuidi.

Më konkretisht, "Zonja e vjetër" ka ofruar 22 milionë euro, plus 5 milionë bonuse në varësi të performancës së lojtarit, shkruan "Goal".

Në krahun tjetër, kampionët francezë janë të pakënaqur pasi për ta lënë të lirë mesfushorin kanë kërkuar plot 30 milionë euro. 

(Kosova Sot)