Leroy Sane vlen aq sa pagoi City për të

  • 24 August 2016 - 12:03
Leroy Sane vlen aq sa pagoi City për të

Leroy Sane vlen 50 milionë euro, aq sa ka paguar Manchester City për të siguruar shërbimet e tij – ka thënë portieri i Schalkes, Ralf Fahrmann.

Klubi anglez kompletoi transferimin e 20-vjeçarit në fillim të këtij muaji dhe ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare.

Sipas ish-bashkëlojtarit të tij, futbollisti gjerman do të dëshmojë se ia ka vlejtur të paguhen aq shumë para për të.

“Po të mos vlente aq, askush nuk do ta paguante çmimin. Por, mendoj se për Bundesligan, një zhvillim i tillë nuk është i mirë. Do të jetë vështirë që të konkurrojmë, sepse klubet nga Liga Premier janë në gjendje të paguajnë shuma të tilla”, ka deklaruar Fahrmann për Goal.

Sane pritet të debutojë për Cityn sot (e mërkurë) në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Steaua Bucharest.

(Kosova Sot)