Shkëndija e gatshme për të shkuar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës (Video)

  • 24 August 2016 - 12:07
Shkëndija e gatshme për të shkuar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës (Video)

Klubi nga Tetova Shkëndija ka mbajtur konferencë për shtyp para lojës me Gentin e Belgjikës si pjesë e fazës së katërt të kualifikimeve për në Ligën e Evropës. Para gazetarëve sot kanë qenë trajneri Bruno Akrapoviç dhe kapiteni Ferhan Hasani.

”Për ne kjo tregon se sa e rëndësishme është kjo lojë për ne si ekip dhe futbolldashësit. Kemi rezultat të mirë që mund të na kualifikojë në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.” deklaroi Bruno Akrapoviç, trajner i Shkëndijës.

”Në ndeshjen që do të luajmë nesër e dijmë që do të kemi përballemi me një kundërshtarë të fortë. Ne kemi ekip që mund të përballojë një ekip siç është Genti. Besoj se të gjithë do të japim më të mirën nga vetja për t’u klasifikuar në grupet e Europa Ligës. Do të jetë ndeshje e vështirë por si kjo ndeshje ne kemi kaluar edhe tre ndeshje tjera të vështira. Siç kemi ardhë deri këtu, mendoj se do të vazhdojmë edhe më tutje.” tha Ferhan Shabani, kapiten i Shkëndijës.

Loja e parë në Belgjikë mbaroi me rezultat 2-1 në të mirë të klubit nga Belgjika.

(Kosova Sot)