Pogba takon tifozin që ka kopjuar stilin e tij të flokëve (Foto)

  • 24 August 2016 - 12:14
Pogba takon tifozin që ka kopjuar stilin e tij të flokëve (Foto)

Futbollisti më i shtrenjtë në histori, Paul Pogba, ka vendosur të takojë një tifoz të Manchester Unitedit, i cili ka bërë stilin e njëjtë të flokëve me të.

Mesfushori që braktisi Juventusin për Djajtë e Kuq e ka postuar një fotografi në Instagram, ku ka pozuar së bashku me tifozin.

“Ai momenti i çuditshëm i stilit të njëjtë të flokëve”, ka shkruar francezi në postim.

Pogba pritet ta zhvillojë ndeshjen e dytë si lojtar i Unitedit, të shtunën kundër Hull Cityt, ndërsa atij nuk i dihet, deri atëherë mund ta ndërrojë edhe stilin e flokëve. 

pogiq

(Kosova Sot)