Miqësorja Shqipëri – Marok: Maroku zbarkon me yjet në Shkodër

  • 24 August 2016 - 13:23
Miqësorja Shqipëri – Marok: Maroku zbarkon me yjet në Shkodër

Maroku e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësore ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Para nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, Shqipëria do ta testojë veten pas pjesëmarrjes historike në Kampionatin Evropian “Euro 2016”.

Përballë Shqipërisë në këtë ndeshje do të jetë një ekip me yje.

Shqipëria dhe Maroku do të ndeshen më 31 gusht duke filluar nga ora 20:30, në Shkodër.

Maroku ka publikuar listën me 27 futbollistë që do të jenë të gatshëm për trajnerin Herve Renard. Në të bie në sy prania e lojtarëve të Juventusit dhe Napolit.

Mehdi Benatia dhe Omar El Kaduri janë dy nga yjet e kësaj skuadre, të cilët do të zbresin në tapetin e stadiumit më të ri në Shqipëri. Në këtë listë ka futbollistë që luajnë në skuadra si Lilë, Fejnord, Tuente, Deportivo e gjithashtu është edhe një futbollist që figuron te skuadra e Realit të Madridit.

Ja lista e plotë: 

(Kosova Sot)