Kukësi – Skënderbeu, formacionet

  • 24 August 2016 - 13:24
Kukësi – Skënderbeu, formacionet

Sot në orën 20:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” Skënderbeu do të përballet kundër Kukësit në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.

Dy skuadrat do të kërkojnë triumfin e parë sezonal ndërsa trajneri i Kukësit Ernest Gjoka e nis aventurën e tij me këtë ndeshje delikate për verilindorët.

Si Agostineli ashtu edhe Gjoka kanë shprehur hapur ambiciet për të dalë triumfator dhe në këtë mënyrë pritet që të hedhin në fushën e lojës një formacion sulmues.

Këto priten të jenë dy formacionet e mundshme:

Skënderbeu (4-2-3-1): Shehi- Idrizaj, Radas, Osmani, Mici – Lilaj, Orelesi – Fukui, Xhejms, Latifi – Salihi.

Kukësi (4-3-1-2): Koliqi- Arbri, Shameti, Alla, Hallaçi- Musolli, Hasani, Dvornekovic – Karioka – Pejiç, Emini.

(Kosova Sot)