Fenomeni Ronaldo rikthehet te Real Madridi

  • 24 August 2016 - 15:28
Fenomeni Ronaldo rikthehet te Real Madridi

Ish sulmuesi brazilian, Nazario Ronaldo, do të rikthehet te Real Madridi, ku i është ofruar një rol në klub.

Sipas Brand, “Fenomeni” do të punojë si këshilltar i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, si dhe do të veprojë si ambasador global i “Galaktikëve” nga fillimi i muajit shtator.

Ky vendim vjen pasi që ish lojtari i Barcelonës dhe Interit ka thënë disa herë se Real Madridi ka qenë ekipi ku ai ka pasur karrierën më të dobishme 18-vjeçare.

Ronaldo i ka zhvilluar 177 ndeshje me Realin, duke shënuar 104 gola, si dhe ka fituar dy herë La Ligen, Kupën e Spanjës dhe Kupën Interkontinentale.

(Kosova Sot)