E ardhmja e Mavrajt mund të jetë te skuadra e njohur italiane

  • 24 August 2016 - 16:46
E ardhmja e Mavrajt mund të jetë te skuadra e njohur italiane

Jo vetëm Alessio Romagnoli i Carpit e Matteo Bianchetti i Hellas Veronas janë objektivat e vetëm të Sampdorias për të përforcuar mbrojtjen.

Sipas TuttoMercatoWeb, presidenti Massimo Ferrero është duke menduar të bëjë një zgjidhje ideale për të zëvendësuar Leandro Castan, i cili kaloi te Torino.

Bëhet fjalë për Mërgim Mavraj, i cili aktualisht është pjesë e Kolnit.

Mbrojtësi shqiptar është dëshira e presidentit të Samp dhe shumë shpejt do të bëhen edhe hapat e parë zyrtar.

(Kosova Sot)