Trajneri i ri i Spanjës takon Casillasin për t’i kumtuar një lajm interesant (Foto)

  • 24 August 2016 - 20:52
Trajneri i ri i Spanjës takon Casillasin për t’i kumtuar një lajm interesant (Foto)

Iker Casillas mund të kthehet në Kombëtaren e Spanjës, por kësaj radhe si asistent. 

Para se të bënte publike listën që pritet të dal të premten, trajneri Julen Lopetegui ka pasur një takim me legjendën e Spanjës, Iker Casillas.

Ai flitet si i ka ofruar postin e asistentit.

Po ashtu flitet se ai ka pasur bisedime edhe me Sergio Ramos, Andres Iniesta dhe Diego Costa.

Sipas GOL dhe 13TV, Lopetegui ka takuar Casillas në Porto, në qytetin ku trajneri kishte punuar më parë.

Lopetegui do të jetë i fokusuar që ta përpilojë listën e ngushtë të La Rojas për ndeshjen me Belgjikën që zhvillohet me 1 shtator. 

(Kosova Sot)

lopetegu1