De Biasi paralajmëron Italinë dhe Spanjën

  • 24 August 2016 - 21:19
De Biasi paralajmëron Italinë dhe Spanjën

Gianni de Biasi ka thënë se Shqipëria do të luftojë për dy pozitat e para në grup

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se skuadra e tij do të luftojë për dy pozitat e para në grup.

Ai e ka pranuar se do ta ketë të vështirë kundër Spanjës dhe Italisë, por tha se ata do të shkojnë për dy pozitat e para.

“Ne në grup kemi Spanjën dhe Italinë, por nuk duhet të nënvlerësojmë as Izraelin. Ne duhet të përgatitemi mirë që të kapin njërën nga dy pozitat e para”, tha De Biasi për Fotball-magazine. 

(Kosova Sot)