Kështu do të duken katër vazot e Ligës së Kampionëve

  • 24 August 2016 - 23:20
Kështu do të duken katër vazot e Ligës së Kampionëve

Tashmë dihen 32 skuadrat që do të garojnë këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Pasi janë mësuar 32 skuadrat që do të garojnë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, tashmë dihen edhe katër vazot e kësaj gare.

Së cila vazo ka nga 8 skuadrat e të cilat do të formojnë tetë grupe.

Kampioni në fuqi dhe 7 skuadra kampione të ligave më të mëdha evropiane do të jenë bartëse të grupeve, ndërsa skuadrat tjera do të renditen në bazë të koeficientit.

Nga së cila vazo do të merret nga një skuadër për të formuar një grup me katër skuadra, por që nuk ka mundësi që dy skuadra të një shteti të jenë bashkë.

Shorti do të hidhet nesër në Monaco me fillim nga ora 18:00.

Vazo 1: Real Madrid (ESP, holders), Barcelona (ESP), Leicester City (ENG), Bayern München (GER), Juventus (ITA), Benfica (POR), Paris Saint-Germain (FRA), CSKA Moskva (RUS)

Vazo 2: Atlético Madrid (ESP), Borussia Dortmund (GER), Arsenal (ENG), Sevilla (ESP), Porto (POR), Napoli (ITA), Bayer Leverkusen (GER), Manchester City (Eng)

Vazo 3: Tottenham Hotspur (ENG), Dynamo Kyiv (UKR), Lyon (FRA), PSV Eindhoven (NED), Sporting CP (POR), Club Brugge (BEL), Basel (Swi), Borussia Monchengladbach (Ger)

Vazo 4: Monaco (FRA), Beşiktaş (TUR), Legia Warszawa (POL), Ludogorets Razgrad (BUL), Rostov (Rus), Copenhagen (Den), Dinamo Zagreb (Cro), Celtic (Sco).

(Kosova Sot)