Pagesat zhgënjyese të arbitrave shqiptarë

  • 25 August 2016 - 11:02
Pagesat zhgënjyese të arbitrave shqiptarë

Në vendin tonë, gjyqtarët sportivë shpesh janë në fokus pasi bien pre e dhunës dhe e shumë akuzave për trukim ndeshjesh. Gjithsesi nuk kanë munguar edhe akuzat por ata kanë edhe rroga të ulëta. Ja kush janë pagesat për arbitrat për një ndeshje në KategorinëSuperiore dhe të Parën:

Pagesat e arbitrave, Kategoria Superiore: Kryesori – 40.000 lekë të reja 

Anësorët– 25.000 lekë të reja 

Arbitër i katërt – 12.000 lekë të reja.

Pagesat e arbitrave në Kategorinë e Parë 

Kryesori –30.000 lekë të reja, Anësor – 17.000 lekë të reja 

Arbitër i katërt – 10.000 lekë të reja.

Mënyra e pagesës është e shpejtë nga FSHF-ja për gjyqtarët që kanë akumuluar më tepër se dy ndeshje në muaj.

Shumat financiare të përmendura më sipër merren për një ndeshje por vlen të përmendim që disa arbitra nuk arrijnë më shumë se 2 gjykime në muaj.

(Kosova Sot)