Studentja që kaloi një natë me Bolt, ishte e dashura e bosit të drogës (Foto)

  • 25 August 2016 - 12:32
Studentja që kaloi një natë me Bolt, ishte e dashura e bosit të drogës (Foto)

Për studenten 20-vjeçare Jady Duarte e cila kaloi një natë romantike me kampionin olimpik Usain Bolt është duke folur e gjithë bota.

Vetë studentja braziliane ka folur për natën pasionante që kaloi me legjendën e garave të vrapimit. Ajo rrëfeu për “DailyMail”, se xhamajkani edhe natën e ditëlindjes dhe fitoren e tri medaljeve të arta i festoi me të.

Por disa detaje të reja kanë dalë për 20-vjeçaren, e cila është personazhi i momentit nga mediat në botë. Në Brazil mediat shkruajnë se ajo ka pasur një marrëdhënie me një trafikant të rrezikshëm të drogës në Rio.

Ai është Dina Terror, një nga udhëheqësit e një prej grupeve të armatosura më të rrezikshme në Rio.

Për fat të mirë Usain nuk do ketë probleme me këtë kriminel, pasi ai vdiq marsin e kaluar nga një shkëmbimi zjarri me policinë.

Nëse ai do të ishte akoma gjallë, atëherë Bolt do të kishte telashe vërtet të mëdha.

duarte-2bolt

(Kosova Sot)