Shkodran Mustafi vendos përfundimisht të ardhmen e tij

  • 25 August 2016 - 14:45
Shkodran Mustafi vendos përfundimisht të ardhmen e tij

E ardhmja e Shkodran Mustafi duket sikur është qartësuar pasi me siguri mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e Valencias.

Arsenali tashmë është dorëzuar në përpjekje për të marrë shërbimet e Shkodran Mustafit i cili ditën e sotme ka nisur stërvitjen me klubin spanjoll.

Trajneri Pako Ayestaran ka filluar ta bëjë Mustafin pjesë të skemave taktike dhe qëndrimi i tij edhe për një sezon në ‘Mestalla Stadium’ është pothuajse i sigurt.

Vlen të theksohet se kërkesat e mëdha financiare të Valencias kanë bërë që klubi londinez të tërhiqet nga gara për të transferuar 24-vjeçarin.

(Kosova Sot)