Arsenali paguan klauzolën e Griezmann?

  • 25 August 2016 - 15:05
Arsenali paguan klauzolën e Griezmann?

Arsenalit i duhet ta thyej bankën që të arrijë te sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

El Mundo Deportivo shkruan se ‘Gunners’ i kanë shtuar edhe 25 milionë funte ofertës të parë prej 60 milionë.

Gjigantët e La Ligas nuk do të marrin në konsideratë asnjë ofertë nën klauzolën e lojtarit që është 85 milionë funte.

Thuhet se trajneri Arsene Wenger është duke punuar shumë për ta arritur marrëveshjen që këtë verë.

Arsenalit tash e një kohë është duke i munguar një sulmues i madh që ta dërgojë drejt sukseseve. 

(Kosova Sot)