Ajeti mungon një muaj

  • 25 August 2016 - 15:07
Ajeti mungon një muaj

Arlind Ajeti u dëmtua para ndeshjes me Milanin dhe problemi i tij në kofshë duke se nuk do të kalojë shpejt.

Sipas asaj që shkruan “La Stampa”, tërheqja e pësuar në kofshë për Ajetin do të vlerësohet më mirë pas kontrolleve mjekësore, por e sigurt është që koha e rikuperimit të tij do të dojë më shumë se një muaj.

Kjo bën që mbrojtësi të humbasë disa ndeshje me Torinon, por edhe me Shqipërinë do të mungojë në miqësoren me Marokun dhe në sfidën me Maqedoninë për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Rikuperimi i tij sa më i shpejtë do të ishte një lajm i mirë edhe për trajnerin Gianni De Biasi që do të ta dojë ta ketë në dispozicion mbrojtësin për dy ndeshjet e muajit tetor me Lihtenshtejnin dhe Spanjën.

(Kosova Sot)