Etrit Berisha vendos për të ardhmen

  • 25 August 2016 - 16:21
Etrit Berisha vendos për të ardhmen

E ardhmja e Etrit Berishës është ende në dilemë ku pritet të vendoset përfundimisht vetëm pas ndeshjes mes Lazios dhe Juventusit e cila do të luhet këtë fundjavë.

Portieri i Lazios shpresonte që të fitonte besimin e trajnerit Simone Inzaghi për të qenë gardiani i pazëvendësueshëm i portës bardhekaltër.

Por në krahun tjetër trajneri italian vazhdon të besojë te aftësitë e Frederico Marchettit, pavarësisht formës jo të mirë që ai tregoi në ndeshjen ndaj Atalantas ku pësoi dy gola të evitueshëm.

Më parë Berisha ka bërë me dije që nëse nuk luan titullar do të largohet nga kryeqyteti italian për të provuar një eksperiencë të re.

(Kosova Sot)