Milani konfirmon të ardhmen e Romagnolit

  • 25 August 2016 - 16:45
Milani konfirmon të ardhmen e Romagnolit

Klubi i Milanit ka konfirmuar zyrtarisht se ka refuzuar një ofertë nga Chelsea për Alessio Romagnoli dhe kanë thënë se mbrojtësi nuk është në shitje.

Është raportuar më herët sot se një ofertë prej 40 milionë euro është refuzuar dhe tani është konfirmuar edhe zyrtarisht nga ana e kuqezinjve.

“AC Milan ka marrë një ofertë të rëndësishme financiare nga Chelsea për lojtarin tonë Alessio Romagnoli”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.

“Lojtari nuk është në shitje, kështu që oferta nuk do të ketë ndonjë ndikim”.

“Ne falënderojmë Chelsean, një klub me të cilin Milani gjithmonë vazhdon të ketë marrëdhënie të shkëlqyera sportive”, përfundon deklarata e klubit të Milanit. 

(Kosova Sot)