Ronaldo barazoi rekordin e Messit (Foto)
Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Evropë nga UEFA.
Ylli i Real Madridit kështu është barazuar me rivalin e tij te Barcelona Leo Messi me çmime të fituara të më të mirit në Evropë.
Messi ishte shpallur futbollist i vitit në Evropë në vitet 2011 dhe 2015, kurse Ronaldo për herë të parë këtë çmim e kishte fituar në vitin 2014.
Ronaldo dhe Messi tani janë baras, me nga 2 tituj të fituar të më të mirit në Evropë.
(Kosova Sot)