Roberto Carlos e monton shortin në Ligën e Kampionëve?

  • 25 August 2016 - 22:58
Roberto Carlos e monton shortin në Ligën e Kampionëve?

Sot në Monako u tërhoq shorti për grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2016/2017.

Në rrjetet sociale janë bërë shumë postime që vënë dyshime se shorti mund të jetë i manipuluar.

Në një video që po qarkullon shumë, shihet se si Roberto Carlos gjatë tërheqjes së shortit merr një top në duar, dhe pastaj e rikthen atë pas instruksioneve që merr.

Kujtojmë se Sepp Blatter pati bërë një “bombë” deklaratë muaj më parë, duke thënë se gjatë tërheqjes së shortit përderën topa të nxehta, për të manipuluar shortin.

(Kosova Sot)