Januzajt i kthehet buzëqeshja

  • 26 August 2016 - 09:25
Januzajt i kthehet buzëqeshja

Ylli kosovar, Adnan Januzaj duket se ka nisur ta rimarrë veten pas një periudhe aspak të mirë në karrierën e tij, e cila në disa momente nisi edhe të rrezikohej shumë, pasi nuk gjente hapësira të skuadra e Manchester United-it, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Januzaj pas kalimit te Sunderland-i ka nisur ta rikthej formën, gjë e cila edhe u dëshmua në sfidën ndaj Shrewsbury ku shënoi gol. Mesfushori belg me origjinë shqiptare kishte që në muajin tetor që nuk shënonte në një ndeshje zyrtare. Pak ditë më parë ai u huazua nga Manchester Unitedi te Sunderland-i, pasi Jose Mourinho nuk e kishte në planet e tij për këtë edicion, por ndërrimi i skuadrës e ka rikthyer titullar.

Ndeshja e vlefshme për Kupës së Ligës në Angli mes Sunderland-it dhe Shrewsbury përfundoi në shifrat 1:0. Goli i Januzajt në minutën e 83-të i dha edhe kualifikimin ekipit të tij. Një goditje e fortë e tij nga jashtë zonës së rreptësisë përcaktoi edhe fatin e këtij takimi, derisa Januzaj u lavdërua për lojën e treguar në këtë sfidë.

(Kosova Sot)