Zyrtare: Portieri Joe Hart largohet nga City

  • 26 August 2016 - 09:47
Zyrtare: Portieri Joe Hart largohet nga City

Drejtori sportiv i klubit të Manchester City-t, Txiki Begiristain ka konfirmuar se portieri britanik Joe Hart do të largohet nga ‘Etihad Stadium’.

Pas shumë ditësh debate me trajnerin spanjoll Pep Guardiola është marrë një vendim zyrtar për të ardhmen e ‘gradianit’ britanik, shkruan ‘The Sun’.

“Unë mendoj se ne jemi duke bërë përpjekje për ta gjetur një zgjidhje të mirë për të gjithë. Tani ne kemi një javë dhe ne kemi për të bërë Hartin të lumtur duke ia gjetur një skuadër të re, ku ai do te ketë një shans të vërtetë për të luajtur rregullisht. Pra, ne do të përpiqemi për të ndihmuar atë, sepse ai e meriton një përgjigje të mirë nga ne”, u shpreh Begiristain.

(Kosova Sot)