Sot, starton Bundesliga, Bayerni kërkon triumfin e parë (Foto)

  • 26 August 2016 - 10:00
Sot, starton Bundesliga, Bayerni kërkon triumfin e parë (Foto)

Sot në orën 20:30 Bayerni i Mynihut dhe Werder Bremen do të përballen mes tyre për të hapur sezonin e ri futbollistik në Bundesligën gjermane.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin ‘Allianz Arena’ ndërsa bavarezët shihen si favorit absolut për të fituar kundër Werder Bremenit.

Ditën e shtunë do të luhen 6 ndeshje të tjera ku ajo që bie në sy është përballja mes Borussia Moenchengladbachut dhe Bayer Leverkusenit.

Ndërsa Dortmundi do të luajnë nesër në orën 15:00 kundër Mainzit.

Screenshot_2

(Kosova Sot)