UEFA bën ndryshime radikale në Champions League

  • 26 August 2016 - 11:00
UEFA bën ndryshime radikale në Champions League

Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA sot ka vendosur zyrtarisht disa ndryshimet radikale në Champions League.

Prej sezonit 2018-19 UEFA ka konfirmuar se ligat kryesore në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali do të kenë nga 4 skuadra të kualifikuara direkt e në fazën e grupeve të Champions Leagues, duke shmangur në këtë mënyrë ‘play off’-in, shkruan ‘Goal’.

Trupi qeverisës i futbollit europian ka njoftuar se në Champions League do të ndryshojë edhe mbledhja e të ardhurave financiare.

Nga kjo marrëveshje çdo ekip që merr pjesë në fazën e grupeve do të përfitojë fillimisht plot 12 milionë euro. Fituesi i trofeut më të lakmuar në Europë mund të fitojë rreth 100 milionë euro pasi në UEFA priten të shtohen të ardhurat nga të drejtat televizive.

Klubet italiane janë ato të cilat pritet të përfitojnë më shumë nga këto ndryshime pasi në këto momente vetëm 2 skuadra nga Serie A kualifikohen direkt ndërsa një tjetër luan në ‘Play off’.

(Kosova Sot)