Mustafi tek Arsenal, transferimi kryhet brenda 48 orëve

  • 26 August 2016 - 11:02
Mustafi tek Arsenal, transferimi kryhet brenda 48 orëve

Pavarësisht se ditën e djeshme klubi i Valencias ka publikuar foto të Mustafit në stërvitje, mediat britanike raportojnë se mbrojtësi shqiptar gjatë 48 orëve të ardhshme do të prezantohet te skuadra e Arsenalit.

Mediat angleze shkruajnë se,Shkodran Mustafi do të ndjekë sulmuesin Lucas Perez në veri të Londrës, pasi Valencia ka pranuar një ofertë prej 35 milionë euro për qendërmbrojtësin me prejardhje shqiptare.

Bisedimet mbi një marrëveshje për Mustafin kanë qenë të vazhdueshme për gati tre javë, me çmimin e 24-vjeçarit nga Gostivari që ishte pika e vetme e fërkimit nga të dy palët.

(Kosova Sot)