Largimi i Rodrigez-it nga Reali, i pashmangshëm

  • 26 August 2016 - 12:44
Largimi i Rodrigez-it nga Reali, i pashmangshëm

James Rodriguez e ka thënë qartë se nuk dëshiron të largohet nga Reali i Madridit. Gjithsesi qëndrimi i tij mund pritet të ndryshojë pas ndeshjes me Celta Vigon në javën e dytë të Primera Division.

Nëse Zidane, sikurse veproi edhe ndaj Real Sociedadit në Anoeta, nuk do ta aktivizojë titullar, kolumbiani pritet të kërkojë largimin para datës 31 gusht, që shënon edhe mbylljen e merkatos verore. Pra ndeshja me Celta Vigon mund të jetë e fundit për 25-vjeçarin me fanellën e Realit të Madridit.

Në fakt Zidane e ka rekomanduar prej kohës transferimin e mesfushorit në një klub tjetër, por insistimi i futbollistit për të qëndruar, e mban ende të lidhur me klubin spanjoll.

(Kosova Sot)