FIFA ndëshkon Kosovën: Mërgim Brahimi nuk luan me Kosovën

  • 26 August 2016 - 13:10
FIFA ndëshkon Kosovën: Mërgim Brahimi nuk luan me Kosovën

Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës ka marrë një lajm negativ nga FIFA e cila nuk i jep të drejtë Mërgim Brahimi të luajë për vendlindjen e tij.

Burime të afërta me lojtarin kanë treguar se FIFA ka dhënë këtë përgjigje.

“Për arsyeje që Mërgim Brahimi ka luajtur me Zvicrën, Shqipërinë dhe përsëri Zvicrën iu është pamundësuar të luaj në ndeshje zyrtare me Kosovën. Jemi në dijeni që FFK po mundohet në të gjitha mënyrat për ta bërë të mundur aktivizimin e Mërgimit por kjo gjë ka pak shanse të ndodhë”, thotë ky burim i Telegrafit.

Brahimi kishte zhvilluar 10 ndeshje për Shqipërinë U21 dhe një për ekipin e parë para se të kthehej te Zvicra U21 ku zhvilloi 11 ndeshje tjera.

Përgjigje negative FIFA i kishte dhënë Brahimit edhe para ndeshjes me Ishujt Farore ku Kosova triumfoi me rezultat të pastër 2-0.

(Kosova Sot)