Mustafi rrugës për në Angli

  • 26 August 2016 - 15:15
Mustafi rrugës për në Angli

Shkodran Mustafi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra aktuale e tij Valencia.

Klubi spanjoll së fundmi nuk e ka përfshirë në skuadër për ndeshjen në udhëtim ndaj Eibarit.

Mediat angleze kanë shkruar që Mustafi është nisur për në Angli ku gjatë ditës së sotme do t’i kryej testet mjekësore me Arsenalin.

Ndërkohë për mbrojtësin nga Gostivari ka folur edhe trajneri i Valencias, Pako Ayestaran.

“Ne jemi duke punuar për ta mbyllur marrëveshjen, por nuk e di nëse do të kryhet gjithçka”.

“A do të nënshkruaj para mbylljes së transferimit me Arsenalin? “Jam 99% i sigurt që po”, deklaroi Pako Ayestaran.

Besohet se Mustafi do t’i bashkohet Arsenalit për një shumë rreth 35 milionë funte. 

(Kosova Sot)