Sadiku dhe Kukeli do të luajnë në Ligën e Evropës

  • 26 August 2016 - 18:28
Sadiku dhe Kukeli do të luajnë në Ligën e Evropës

Megjithëse luajnë në ligën e dytë zvicerane, Armando Sadiku dhe Burim Kukeli do të marrin pjesë në Ligën e Evropës.

Kjo pasi ekipi i tyre, Zyrihu kalon direkt në grupet e Ligës e Evropës pas fitimit të kupës. Skuadra zvicerane është vendosur në Grupin L nga shorti i hedhur këtë të premte, së bashku me Vilarealin, Steauan e Bukureshtit dhe skuadrën turke të Osmanlisporit.

Sadiku u përfol shumë për një largim nga Zvicra pas paraqitjes mjaft të mirë në Evropianin e Francës, ku shënoi golin e vetëm të kuqezinjve në këtë kompeticion. Por me sa duket drejtuesit e klubit zviceran kanë arritur ta mbajnë me çdo kusht sulmuesin elbasanas, i cili një sezon më parë konsiderohej i panevojshëm.

(Kosova Sot)