Shikoni premtimin Ragip Xhakës për Granitin dhe Taulantin para 4 vitesh

  • 26 August 2016 - 18:58
Shikoni premtimin Ragip Xhakës për Granitin dhe Taulantin para 4 vitesh

Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka, në një intervistë para katër vitesh, ishte betuar që dy djemtë e tij (Taulanti dhe Graniti) do të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Graniti dhe Xherdani kanë deklaruar për mediat e Zvicrës, se mund të luajnë për Kosovën, kur Kosova të pranohet në UEFA e FIFA, ka qenë pyetja.

Jo mund të luajnë, por ju them që tani se djemtë e mi, Graniti dhe Taulanti do të luajnë për Kosovën. Ata janë të Kosovës me rrënjë, nuk janë të Shqipërisë, dhe ata do të luajnë për Kosovën. Për këtë do të bindeni kur të pranohet Kosova në UEFA e FIFA.” Kishte thënë Ragip Xhaka para 4 vitesh.

(Kosova Sot)