E refuzuan Kosovën, ja çfarë thonë tifozët për Shaqirin, Xhakën, Behramin e Tarashajn

  • 26 August 2016 - 20:46
E refuzuan Kosovën, ja çfarë thonë tifozët për Shaqirin, Xhakën, Behramin e Tarashajn

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj, kanë vendosur të mbesin të Zvicra.

Kjo katërshe ka refuzuar t’i bashkohet Kosovës, për kualifikimet për Kampionatin Botërorë të vitit 2018 që mbahet në Rusi.

Përveç Xherdan Shaqirit të lënduar, tre të tjerët janë pjesë e Zvicrës për ndeshjen e 6 shtatorit ndaj Portugalisë.

Përfshirja e tyre në ekipin e Zvicrës, lë të kuptohet se ata kanë refuzuar Kosovën.

Kjo ka ngjallë një tjetër debat në Kosovë te qytetarët, ku një pjesë e mirëkupton vendimin e tyre, dhe një pjesë tjetër nuk kursen fyerjet.

Ju sjellim disa nga komentet e bëra në një anketë të bërë nga Lajmi.net në faqen e Facebook-ut, rreth refuzimit që këta futbollistë i bën Kosovës.

(Kosova Sot)

Image