Ky është shqiptari nga Peja që nesër përleshet me malësorët zviceranë para 50 mijë shikuesve

  • 26 August 2016 - 22:01
Ky është shqiptari nga Peja që nesër përleshet me malësorët zviceranë para 50 mijë shikuesve

Naum Fejzaj është shqiptari nga Peja i cili nesër do të përleshet me malësorët zviceranë në garën apo festen tradicionale zvicerane “Schwingfest”.

Ai do të përleshet me malësorët zviceranë para 50 mijë shikuesve në garën tradicionale që mbahet çdo tre vjet.

Bartësi i trefishtë i kurorës, në nivel kantonal, në sportin e mundjes të njohur në Zvicër si “Schwinger”, Naim Fejzaj, nga Radavci i Pejës, do të marrë pjesë për herë të parë në nivel federal në garën (festën) tradicionale zvicerane “Schwingfest” që mbahet çdo tre vjet.

Në super arenën në Estavayer-le-Lac, Naim Fejzaj është në mesin 275 gladiatorëve zviceranë që do të përleshen për emër dhe nder para më shumë se 50 mijë shikuesve në arenën e ndërtuar kryesisht nga ushtria zvicerane, e cila pritet të vizitohet nga më shumë se 250 mijë zviceranë gjatë kësaj fundjave. Albinfo.ch ka intervistuar shqiptarin që thotë se do të luftojë edhe për njerëzit e tij, sepse ka mbështetje jo vetëm nga Zvicra, por edhe nga Kosova.

(Kosova Sot)