Kjo është nota e Rashicës në barazimin e Vitesses (Foto)

  • 26 August 2016 - 22:15
Kjo është nota e Rashicës në barazimin e Vitesses (Foto)

Vitesse e Milot Rashicës ka barazuar 1:1 ndaj FC Utrecht.

Skuadra e anësorit sulmues nga Kosova ka barazuar 1:1 ndaj Utrechtit në ndeshjen e xhiros së katërt të ligës holandeze, Eredivisie.

Reprezentuesi i Kosovës luajti gjatë 90-të minutave në këtë ndeshje, duke bërë edhe asistimin në golin e skuadrës së tij, i cili u shënua nga van Wolfswinkel në minutën e 28-të.

Paraqitja e mirë sulmuesit kosovar nuk e la pa u vërejtur edhe nga faqja për notimin e futbollistëve, Whoscored.

Sipas Whoscores, Rashica ishte futbollisti më notën e dytë më të mirë për Vittesen, ku u notua me notën 7.5, teksa mbrojtësi Kashia me notën 7.6. 

(Kosova Sot)

notat vitessenotat vitesse