Menaxheri i FFK-së: Ja pse yjet e Zvicrës refuzuan Kosovën

  • 26 August 2016 - 22:30
Menaxheri i FFK-së: Ja pse yjet e Zvicrës refuzuan Kosovën

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka komentuar mos ardhjen e yjeve të Zvicrës tek Përfaqësuesja e Kosovës.

Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Shani Tarashaj, ndodhen në listën e Zvicrës për ndeshjen me Portugalinë. Asnjëri prej tyre nuk do të mund të zgjedhë më Kosovën, pas takimit të 5 shtatorit.

“Kemi pasur kontakte me familjarët e tyre dhe agjentët e tyre, por kemi pasur kontakte edhe direkt me lojtarët, për mundësinë që ata t’i bashkohen projektit tonë. Arsyet janë të ndryshme pse ata nuk janë pjesë e Kosovës”, u shpreh Shala.

Xherdan Shaqiri nuk ishte në listën e Zvicrës shkaku i lëndimit, por ende nuk dihet nëse ka të drejtën të zgjedh Kosovën, pasi kjo varet nga FIFA.

(Kosova Sot)