Berisha ikën nga Lacio, e zëvendëson një tjetër shqiptar

  • 27 August 2016 - 09:50
Berisha ikën nga Lacio, e zëvendëson një tjetër shqiptar

Etrit Berisha ndodhet pranë largimit nga klubi i Lacios. Ai nuk është ftuar fare në ekip nga  trajneri, Simone Inzaghi për ndeshjen ndaj Juventusit, e cila luhet sot në orën 18:00, në kuadër të javës së dytë të Serisë A.

Tre portierët e thirrur nga trajneri janë Federico Marchetti, Thomas Strakosha dhe Vargiç.

Vendin e Berishës duket se e ka zënë i riu Strakosha, pasi edhe në ndeshjet e kaluara gardiani i kuqezinjve nuk ka pasur rolin e titullarit në formacion.

Kështu, Berisha gjatë këtij muaji pritet të bëhet me skuadër të re. Ai ka zgjuar interesimin e disa ekipeve, në mesin e tyre është edhe Palermo.

(Kosova Sot)