Rusia shpërblen fituesit e medaljeve olimpike

  • 27 August 2016 - 10:41
Rusia shpërblen fituesit e medaljeve olimpike

Në njërën anë akuzohen si sportistët më të njollosur në histori për shkak të skandalit të dopingut, në anën tjetër shpërblehen për arritjet e diskutueshme. Në rikthimin e tyre nga Olimpiada e Brazilit, anëtarët e delegacionit të federatave ruse morën dhurata luksoze nga kryeministri Dmitry Medvedev, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Edhe pse Rusia vuajti disa dënime radhazi, me të fundit përjashtimin në Lojërat Paraolimpike, zyrtari i Kremlinit preferoi të zhvendoste vëmendjen vetëm tek arritjet. 

Si mund të bëhej më mirë kjo sesa dhurimi i një mjeti BMW luksoz të llojit të fundit për secilin sportist medalist? Në total janë 56 sportistë që morën medalje për Rusinë në Olimpiadën e Rios, të cilët përfituan nga dhuratat e Medvedev.

(Kosova Sot)