Shqiptari i kërkon të bëjë shqiponjën, ja reagimi i Wengerit

  • 27 August 2016 - 14:20
Shqiptari i kërkon të bëjë shqiponjën, ja reagimi i Wengerit

Shqiponja e bërë me dy duar është bërë simbol i shumë sportistëve shqiptar, por edhe më gjerë. Shumë futbollistë e përdorin këtë simbol për të festuar golin, por shumë tjerë e kanë bërë këtë edhe për tu fotografuar me tifozët e tyre shqiptar.

Bërja e shqiponjës i është kërkuar edhe trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, nga një shqiptar në rrugët e Londrës.

Trajneri i Arsenalit, ka qeshur me kërkesën e shqiptarit, por ka bërë një fotografi me të.

Sigurisht që Venger do të mësojë edhe shqiponjën, pas ardhjes së Xhakës dhe Mustafit që shumë shpejtë do të zyrtarizohet në skuadrën e tij.

(Kosova Sot)kksdksd