Fisnik Rugova rikthehet te Prishtina

  • 27 August 2016 - 15:54
Fisnik Rugova rikthehet te Prishtina

Fisnik Rugova është larguar nga Peja duke nënshkruar me Sigal Prishtinën.

Qendra e Kosovës është rikthyer te ish skuadra e tij, Sigal Prishtina, ka njoftuaa klubi nga kryeqyteti.

KB Prishtina në vazhdën e përforcimeve për edicionin e ri ka rikthyer edhe Fisnik Rugovën.

Qendra 207 centimetra rikthehet në shtëpinë e tij, aty ku morri hapat e parë të basketbollit.

Fisi do të jetë një plus i madh nën kosh.

“Mirë se rikthehesh në shtëpi Fisnik Rugova”, shkruan klubi prishtinas. 

(Kosova Sot)