Xhaka me Arsenalin shijojnë fitoren e parë në sezonin e ri

  • 27 August 2016 - 19:24
Xhaka me Arsenalin shijojnë fitoren e parë në sezonin e ri

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim te Watfordi.

Djelmoshat e Arsene Wenger kanë shijuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës Premier, pasi kanë mposhtur në udhëtim Watfordin e Walter Mazzarrit.

‘Topçinjtë’ e nisen furishëm takimin dhe u pa që vetëm fitorja është në mendjen e tyre.

Ishte minuta e nëntë e takimit, kur Alexis Sanchez u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, të cilën e konvertoi në gol spanjolli Santi Cazorla.

Deri në fund të pjesës së parë, Arsenali shënoi edhe dy gola, si për t’i dhënë vulë fitores së parë.

Së pari ishte sulmuesi Alexis Sanchez, i cili shënoi gol në minutën e 40-të, teksa në minutën e fundit të pjesës së parë ishte edhe Mesut Ozil që u shënua në listën e golashënuesve.

Në pjesën e dytë, Arsenali luajti më qetë dhe stabil, pasi dëshironte t’i ruante forcat për ndeshjet e radhës.

Ndërsa, Watfordi krejt çfarë mundi të bëjë ishte një gol i shënuar nga transferimi i ri i ardhur nga Juventusi, Roberto Pereyra, i cili shënoi në minutën e 57-të.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje, Granit Xhaka luajti për plot 90 minuta, teksa ishte njëri nga më të mirët në fushë.

(Kosova Sot)