Vëmendja në Gjilan

  • 28 August 2016 - 09:08
Vëmendja në Gjilan

Superliga qysh në fillim ka nisur të tregohet shumë e "nxehtë.

Një fakt që ngjallë kureshtje në sfidën Gjilani -Feronikeli është përballja e dy trajnerëve Arbnor Morina (Gjilan) dhe Afrim Tovërlani (Feronikeli), dy emra këta të njohur në futbollin tonë edhe në kohën kur ishin aktivë edhe tash si trajnerë,raporton gazeta Kosova Sot

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar, sot do të përqendrohet në Gjilan ku ndeshjen dy klube pretendente për titull, Gjilani e Feronikeli. Të dyja ekipet kishin start të dobët pasi u mposhtën në fushën e tyre. Gjilani pësoi me rezultat 2:1 nga Trepça'89, derisa më rezultat identik u mposht edhe Feronikeli nga Besa. Kjo edhe është arsyeja që dyja ekipet sot të japin gjithçka në kërkim të kompensimit të pikëve pasi nuk dëshirojnë që qysh në fillim të lejojnë shkëputje të rivalëve në luftë për titull. Kjo edhe është arsyeja që përballja ndërmjet këtyre dy ekipeve të pritet me kureshtje. Gjithsesi, një e veçantë tjetër e kësaj sfide është edhe përballja e dy trajnerëve Arbnor Morina (Gjilan) dhe Afrim Tovërlani (Feronikeli), dy emra këta të njohur në futbollin tonë edhe në kohën kur ishin aktivë edhe tash si trajnerë. Gjilani në këtë përballje përparësinë e vetme e ka fushën e vet dhe përkrahjen e publikut, por sa do ta shfrytë- zojë këtë mbetet të shihet përballë një ekipi shumë të fortë siç është "Nikli" i cili edhe pse fillimin nuk e ka të mirë pasi në dy ndeshjet, njëra për Superkupë.

e tjetër në Superligë pësoi humbje, prapë mbetet ekipi kryesor në luftë për titull. Interesant edhe Mitrovicë Një ndeshje që ngjall kureshtje është edhe ajo në Mitrovicë, ku përballen Trepça'89 e Drita. Për Dritën ky është takimi i dytë brenda javës që e zhvillon në Mitrovicë. Javën e kaluar luajti ndaj Trepçës në stadiumin "Adem Jashari" ndërsa tash do të udhëtojë drejt "Riza Lushtës" . Se a do të arrijë edhe këtë herë të dalë triumfuese siç doli me Trepçën mbetet të shihet, por se duhet pranuar që këtë herë do ta ketë shumë vështirë pasi përballë e ka Trepçën'89 e cila në ndeshjen e parë mposhti Gjilanin si udhëtuese.

Në takimet tjera priten fitore kryesisht të favoriteve. Besa ndeshet me Ferizajn dhe vështirë se mund të kemi befasi këtu. Edhe pse Ferizaj e nisi shumë fuqishëm garën duke e mposhtur Hajvalinë me rezultat 4:0, vështirë të besohet se mund të befasojë Besën e superpërforcuar. Një ndeshje ku pritet vendasit ta fitojnë është ajo ndërmjet Llapit e Trepçës. Skuadra llapjane me organizimin që ka bërë është favorite e madhe përballë "xehetarëve". E vetmja sfidë paksa më e vështirë për t'u deshifruar është ajo ndërmjet Hajvalia se Drenicës.

(Kosova Sot)