Zyrtare, Zaza firmos me Uest Hemin

  • 28 August 2016 - 12:22
Zyrtare, Zaza firmos me Uest Hemin

Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Juventusit Simone Zaza është lojtari më i ri i anglezëve të Uest Hemit.

Lajmi është bërë me dije nga vet klubi, që deklaroi se ka arritur një marrëveshje për huazimin e sulmuesit të bardhezinjve. Ekipi nga Premierliga do të jetë i detyruar ta blejë italianin në fund të sezonit për 20 milionë euro nëse bën një numër të përcaktuar paraqitjesh në Premierligë.

Mediat angleze publikuan që të premten foto të 25-vjeçarit teksa zbarkonte në Londër për firmosjen e marrëveshjes. Xhek Sulivan, i biri i bashkëpronarit të Uest Hemit, konfirmoi përmes “Twitter”-it: “Zaza firmosi, detajet e plota do të zbardhen nesër në uebsajtin e Uest Hemit”.

(Kosova Sot)